Saimir Tahiri ka bërë zyrtare kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetit, teksa rreth mesditës ka zbatuar procedurën duke dërguar dokumentin zyrtar në Kuvend.
“Për arsye që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej jush të ndiqni procedurat ligjore që parashikon ligji për dorëzimin e mandatit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e Tahirit.
Një ditë më parë ai deklaroi publikisht se heq dorë nga mandati dhe do të dalë para drejtësisë si njeri i thjeshtë./TCH

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol