Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga presidenti i Francës, Francois Hollande, lidhur me solidaritetin që kreu i shtetit shqiptar shprehu ndaj Francës pas sulmeve të Parisit.
“Vrasësit donin të shkatërronin shpirtin e Francës. Ata donin të vrisnin vlerat tona të tolerancës, të paqes dhe të lirisë, vlera nga të cilat ne nuk do të heqim dorë kurrë. Të jeni i sigurt që ne nuk do të përkulemi nga tmerri. Në vend që ta lëkundin bindjen tonë, këto akte të ulëta dhe të mjerueshme e kanë forcuar vendosmërinë tonë për të çrrënjosur terrorizmin.
Në këtë periudhë veçanërisht të vështirë, mesazhet e miqësisë dhe të solidaritetit që na kanë ardhur nga i gjithë planeti, ashtu si dhe mesazhi juaj, përbëjnë një ndihmë të çmuar në betejën tonë kundër urrejtjes dhe barbarisë. Duke ju përsëritur të gjitha falënderimet e mia, ju lutem të besoni Zoti President në sigurinë e konsideratës sime të lartë. François Hollande”, thuhet në mesazhin e kreut të Francës.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...