Ka përfunduar mbledhja e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok, njofton TCH.
Ministri ka mbajtur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë
Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit.
Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament.
Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti.
Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...