Sofia, Matilda dhe Antonela Zaçellari jetojnë mes mjerimit me babain dhe gjyshin e tyre në fshatin Velçan të Korçës.
Vajzat humbën nënën pak muaj më parë dhe sot jetojnë të ndarë edhe nga motra dhe vëllai më i vogël.
“Kush do t’u bëjë hyzmet atyre. Djali i vogël nuk shërben dot. I mban nusja e djalit të madh, pasi është i vogël”, shprehet Selajdin Zaçellari.
Më e madhja prej fëmijëve, 10 vjeçarja Sofia mban peshën më të rëndë mbi supet e saj fëmijërore.
“Kam larë enët, kam fshirë dhe kam bërë bukë”, tregon 10-vjeçarja.
Selajdini, gjyshi i tyre 75 vjeçar përkujdeset për 3 mbesat e tij dhe një dramë familjare që përsëritet. 20 vite më parë ai humbi bashkëshorten ndaj dhe fëmijët e tij i ka rritur me vështirësi.
“Janë 5 fëmijë, që po rriten jetimë, si të bëj pa një ndihmë. Me çfarë të jetojmë, vetëm me dy pula?”, tregon i përlotur Selajdini.
Pensioni i gjyshit mezi del për të paguar shtëpinë e vjetër ku jetojnë, ndërsa i ati Juliani i kalon ditët në mal për dru.
Në shtëpinë ku nëna është ndarë nga jeta 9 muaj më parë, festa e vitit të ri nuk do të jetë më e njëjta këtë vit. Megjithatë, edhe këto fëmijë kanë ende dëshira./tch
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...