Pas gati tre muajsh para Kryeministrisë është hequr mëngjesin e sotëm “çadra e lirisë” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit e lanë çadrën mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që i komunikoi protestuesve se ajo do të hiqej.
Menjëherë pas kësaj protestuesit u larguan për në selinë e PD, dhe në bulevard nisi puna për çmontimin e çadrës.
Mëngjesin e sotëm në bulevard është lejuar edhe qarkullimi i automjeteve.
Opozita ngriti çadrën para godinës së Kryeministrisë, në 18 shkurt 2017, ku kërkonte qeveri teknike përmes së cilës mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Por pas marrëveshjes së arritur duke u gdhirë e enjte, mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, çadra e ka përmbushur misionin e saj, dhe është hequr nga bulevardi./Arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...