Një 41-vjeçar nga Tirana është kapur në pikën kufitare të Kapshticës me një sasi prej 2 kg e 248 gram, të cilën e kishte fshehur në shasinë e makinës.
Olsi Delli po vinte nga Turqia në drejtim të Shqipërisë me automjetin tip “Land Rover” ngjyrë gri, me targa AA889PV.
“Nga shërbimet e Policisë Kufitare, ky mjet u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Nga kontrolli i ushtruar konkretisht në pjesën e shasisë së mjetit, në një vend të modifikuar u konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 KG e 248 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Shtetasi i mësipërm po udhëtonte me këtë mjet nga Turqia, në drejtim të Shqipërisë. Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë”, sqaron policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...