Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (International Energy Agency- IEA) do të miratojë lirimin e 400 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike për të kompensuar mungesën e furnizimit të shkaktuar nga “mbyllja efektive” e Ngushticës së Hormuzit, njoftoi drejtori ekzekutiv Fatih Birol.
Ai tha se 32 vendet anëtare të IEA-së votuan “njëzëri” për të nisur “lirimin më të madh ndonjëherë të rezervave emergjente të naftës në historinë e agjencisë”, pra 400 milionë fuçi naftë.
“Vështirësitë me të cilat përballet tregu i naftës janë të paprecedenta në përmasë, prandaj jam shumë i kënaqur që vendet anëtare të IEA-së kanë reaguar me një veprim kolektiv emergjent të një përmase të paprecedentë,” deklaroi drejtori ekzekutiv Fatih Birol.
IEA bëri të ditur se rezervat emergjente do të hidhen në treg brenda një periudhe kohore të përshtatshme sipas rrethanave kombëtare të secilit vend anëtar.
Hera e gjashtë në histori
Kjo është hera e gjashtë që IEA miraton një lirimin të koordinuar të rezervave të naftës. Më parë kjo ka ndodhur në vitet: 1991; 2005; 2011; dhe dy herë në vitin 2022.
Agjencia shton se vendet anëtare të saj zotërojnë më shumë se 1.2 miliardë fuçi rezerva emergjente, ndërsa edhe industria mban rreth 600 milionë fuçi të tjera nën detyrimin e qeverive.
Por çfarë do të thotë lirimi i fuçive të naftës?
Lirimi i fuçive të naftës do të thotë që shtetet nxjerrin një pjesë të rezervave strategjike të naftës dhe i hedhin në treg, për të rritur furnizimin dhe për të ulur ose stabilizuar çmimet.
Këto rezerva mbahen zakonisht për raste emergjente nga vende ose organizata si International Energy Agency, dhe përdoren kur ndodh diçka që rrezikon furnizimin global me naftë (luftë, bllokim rrugësh detare, krizë energjetike).
Qeveritë kanë rezerva të mëdha nafte të ruajtura në depo speciale. Kur tregu përballet me mungesë ose çmime shumë të larta, ato shesin ose lëshojnë një pjesë të kësaj nafte në treg. Kjo rrit ofertën, gjë që ndihmon në uljen e çmimit ose stabilizimin e tregut.
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...