Helikopteri që është në gatishmëri për të shuar flakët në Himarë, mbushet me ujë në plazhin e Livadhit në Himarë. Siç shihet edhe në foto, helikopteri i Forcave Ajrore ulet për t’u mbushur me ujë në plazhin e Livadhit në Himare dhe më pas niset për në vatrat e zjarrit.
Gjithsej janë 13 vatra aktivë në vende të ndryshme të Shqipërisë. Zona më në rrezik për momentin është ajo e Fushë Arrëzit ku flakët kanë shkuar pranë banesave.
Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...