Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani zhvilloi një takim produktiv me homologun izraelit, Gideon Sa’ar.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA).
“Shqipëria qëndron e palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi, si dhe kundër çdo shprehjeje të intolerancës apo paragjykimit ndaj popullit hebre”, është shprehur Hasani në një postim në rrjetet sociale.
Kryediplomati shqiptar bëri të ditur se gjatë takimit me homologun izraelit bënë një vlerësim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Dy ministrat shprehën gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...