Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim në Tiranë me Ministren e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit të Lihtenshtajnit, Dominique Hasler.
Në këtë takim, u diskutua për lidhjet e forta mes dy vendeve gjatë tri dekadave të fundit dhe mundësitë e reja për të thelluar bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit.
“Bashkëbisedimi ynë reflektoi lidhjet e forta mes dy vendeve tona përgjatë tri dekadave të fundit, si dhe u fokusua tek mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe mundësitë e reja për të forcuar më tej partneritetin tonë. Presim të thellojmë bashkëpunimin tonë me Lihtenshtajnin në të gjithë fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Hasani./Arbresh.info
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...