Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar me Papa Françesku, gjatë vizitës zyrtare në Vatikan.
Hasani tha se vlerësimi i thellë i Papa Françeskut është për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare.
“Një nder i jashtëzakonshëm të pritesha në një audiencë nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku, gjatë vizitës sime zyrtare në Vatikan. Vlerësimi i thellë i Shenjtërisë së Tij, për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare, vazhdon të jetë një frymëzim dhe dritë udhërrëfyese për përpjekjen e vazhdueshme të vendit tonë, për të qenë në anën e duhur të historisë”, shkruan Hasani./Arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot