Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani tha se Samiti i Diasporës në Tiranë ishte një moment për të eksploruar bashkarisht ide dhe forma konkrete bashkëpunimi në fusha të ndryshme për të forcuar më tej marrëdhëniet midis diasporës dhe vendit amë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani u shpreh se ajo ajo që mund të bëjë Shqipëria e vetme, Kosova e vetme, vëllezërit e motrat tonë në Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi të vetëm, është fare pak, krahasuar me ato që mund të arrijmë të gjithë së bashku, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Hasani u zotua se rrjeti i përfaqësive të Republikës së Shqipërisë, do të jetë gjithmonë e kudo, dora e shtrirë e shtetit shqiptar ndaj diasporës.
“Do të jenë sytë dhe veshët e shtetit shqiptar, dera jonë e hapur për çdo burrë e grua, të ri e të re në diasporë, që do të punojë e të kontribuojë që punët e shqiptarëve të ecin përpara.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic