Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur sot në takim ministrin e Shtetit kundër Emigrimit të Paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Tomlinson.
Hasani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Tomlinson kanë diskutuar për dialogun e mirë mes dy vendeve.
“Diskutuam lidhjet e forta dypalëshe dhe dialogun mjaft të mirë politik mes dy vendeve, me fokus në strategjitë për të rritur përpjekjet e përbashkëta në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Hasani.
“Kuadri ligjor dypalësh në mbështetje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ka rol vendimtar në adresimin efektiv të këtyre sfidave”, shtoi ai./Arbresh.info
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona