Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur homologun polak Radosłaë Sikorski, duke u shprehur se vendi ynë është i gatshëm të punojë me Polonin dhe në të ardhmen, duke garantuar kështu vijimësinë e marrëdhënies aktuale.
Ndërsa, ministri Sikorski përgëzoi Shqipërinë për rrugën drejt integrimit europian dhe theksoi se vendi ynë ka dëshmuar angazhim në reforma dhe sidomos në fushën e ligjit.
“Më vjen mirë që të informojë ministrin polak që Shqipëria u vizitua nga më shumë turistë polak krahasuar me vitin e kaluar. Po ashtu diskutuam lidhur me procesin e negociatave dhe hapjen e grupkapitullit të gjashtë. Do doja ta falenderoja ministrin për mbështetjen në rrugën drejt integrimit europian. Po ashtu theksuam mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj.
Më lejoni ta falenderoj edhe një herë ministrin Sikorski, Shqipëria është e gatshme të punojë së bashku dhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera Hasani.
“Jemi të vendosur të mbështesim integrimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE. Do doja të përgëzoja Shqipërinë për hapat e ndërmarra së fundmi, për hapjen e grupkapitullit gjashtë. Polonia është një nga mbështetësit tuaj dhe shpresojmë që ju do të jeni shembull dhe për të tjerët në rajon.
Ju keni dëshmuar angazhim në reforma dhe sidomos në fushën e ligjit, promovimit të të drejtave të njeriut dhe luftën kundër krimit të organizuar”, u shpreh ministri polak./abcnews.al
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin