Kryetari i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mirëpriti sot delegacionin nga Komisioni i Jashtëm i Senatit të Spanjës, të udhëhequr nga José Ignacio Landaluce Calleja.
Gjatë takimit, palët ndanë opinione mbi zhvillimet e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e turizmit dhe ekonomisë.
Në takim u diskutua mbi rolin që Shqipëria dhe Spanja mund të luajnë së bashku në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, si dhe në forcimin e perspektivës evropiane.
Hasani theksoi se, Spanja është një aleate e çmuar e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut.
Takimi theksoi angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e BE-së dhe forcimin e lidhjeve të qëndrueshme me partnerët strategjikë.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...