Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë të ditur se pesë qytetarë shqiptarë janë larguar shëndosh e mirë nga Izraeli.
Përmes një postimi në Facebook, Hasani bënë të ditur se largimi i tyre është bërë përmes Egjiptit, raporton Arbresh.info.
“Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri”, shkruan Hasani.
Ai ka falënderuar autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv për mundësinë e largimit të qytetarëve shqiptar të sigurt nga Izraeli.
“Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro. Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, shkruan ministri i Jashtëm shqiptar./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...