Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani gjatë vizitës në Nju-Jork, mori pjesë sot në mëngjesin e punës me homologë nga Italia, Austria, Kroacia, Çekia, Greqia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ballkani Perëndimor, ku diskutoi mbi reformat dhe rinisjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, në ciklin e ri institucional.
Hasani ritheksoi angazhimin e Shqipërisë për reformat, përafrimin me acquis, forcimin e institucioneve, bashkëpunimin rajonal si dhe përgatitjen e kompanive shqiptare për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.
“Mes sfidave gjeopolitike, një rrugë e përbashkët drejt zhvillimit të qëndrueshëm, tejkalimit të hendekut të konvergjencës dhe krijimit të mundësive është thelbësore si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE-në”, theksoi ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale.
Ministri, gjithashtu, nënvizoi se,”një qasje e bazuar në merita, me përfitime të prekshme në çdo fazë, është thelbësore për të siguruar një proces të qetë integrimi, duke nxitur stabilitetin, rritjen ekonomike dhe lidhjet më të forta rajonale, ndërsa vendi ynë i afrohet anëtarësimit në familjen evropiane”.
Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Edi Rama./atsh.al
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...