Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani mori besimin e kryeministrit të vendit Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Jashtme në Gusht 2023. Por karriera e tij diplomatike është e gjatë dhe me shumë suksese.
Në një intervistë për “Opinion”, ai flet për punën e tij ndër vite dhe po ashtu tregon ‘sfidat’ si ministër.
“Jam nëpunës civil që prej vitit 2001, kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes që nga 2001-i deri në fillim të vitit 2018. Më pas jam emëruar ambassador i Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare në Vienë, mbuloja OSBE-në dhe zyrat e OKB-së në Austri. Më pas u pranua Shqipëria që të drejtonte OSBE-në, fati dhe angazhimi im ka qenë se unë kam drejtuar ekipin e Shqipërisë në atë vit të vështirë. Këtu më është bërë oferta e parë nga OSBE-ja për të punuar në Sekretariat, ku kam punuar nga 2021-i deri në Gushtin e vitit të kaluar që mora detyrën e ministrit të Jashtme. Ky vit është shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave me BE-në. Duam të hapim edhe dy grup-kapituj për vitin 2025 dhe njëkohësisht të plotësojmë të gjitha angazhimet që kemi. 2024-a ka pasur angazhime të mëdha për atë që po bën Shqipëria në arenën ndërkombëtare, kemi organizuar dy samite si dhe kemi angazhime konkrete që janë pjesë e përditshme e punës tonë dhe aspak pjesë e retorikës politike”, tha ai.
Teksa e cilësoi prioritet procesin e negociatave me BE-në, Hasani u shpreh me bindje se Shqipëria do jetë pjesë zyrtare e familjes europiane në vitin 2030.
“Është mëse e qartë që Shqipëria do jetë anëtare e Bashkimit Evropian në 2030-ën. Absolutisht po! Me përfundimin e gjithë negociatës teknike, do vijojë angazhimi politik për të ratifikuar të gjithë këtë marrëdhënie në vendet anëtare të BE-së. Është konkrete, e qartë, e detajuar dhe e mirëpranuar si nga ne edhe nga BE”, përfundoi ministri.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit