Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Syri Tv se hapja e shkollave më 14 shtator është me rrezik.
Berisha u shpreh se në 80% të shkollave nuk ka asnjë kusht anti-Covid, si ujë, dezinfektant alkool apo pastrues.
“Hapja e shkollave është me rrezik. Ju garantoj se në minimumi 80 përqind të shkollave nuk ka asnjë kusht anti-Covid. Nuk ka ujë, nuk ka dezinfektant, nuk ka alkool, nuk ka pastrues.
E lexova udhëzimin që dhanë. Në Tiranë shkollat janë me dy turne pa Covid, tani do bëhen me 4 turne. Asnjë garanci nuk ka, asnjë masë nuk është marrë në mënyrë absolute,” tha Berisha.
Berisha tha se Shqipëria nuk përfitoi aspak nga mbyllja, por shkatërroi ekonominë e vendit, ndërsa shtoi se pas karantinës, rastet u dhjetëfishuan./abcnews/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit