Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio e ka quajtur një gabim historik lënien jashtë BE-së Ballkanin Perëndimor, duke treguar edhe një herë mbështetje për përhapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për median italiane ” Il Piccolo”, i pyetur nëse do të ketë lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Di Maio u shpreh se një vit pas vendimit për të hapur negociatat, vonesat e mëtejshme do të ishin të papranueshme.
“Lënia e këtyre vendeve jashtë BE-së do të ishte një gabim me rëndësi historike, një miopi e pajustifikuar politike që do të favorizonte palët e treta jo domosdoshmërish të interesuara në integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian. Një viti nga vendimi për të hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën, vonesat e mëtejshme nuk janë të pranueshme. Në Bruksel javën e kaluar theksova se besueshmëria e të gjithë procesit të zgjerimit rrezikon të dëmtohet nëse nuk do të duhet ta zhbllokojmë këtë vendim dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur derisa të arrihet ky rezultat”, tha ministri italian.
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu