Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ishin sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës në ish-Kinostudio, për të prezantuar një dritare të re për të rinjtë krijues si një nga programet më transformuese për industrinë kreative në Shqipëri, “Tirana Training Center”.
Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri, trajnimet profesionale dhe si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Brothers dhe të tjerë.
“I ftoj të gjithë vajza, djem, që të trokasin në këto dyer dhe të aplikojnë për programet e kësaj qendre dhe të gjithë bashkë të rrisim këtë krijesë të re që mori jetë sot”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...