Në hapjen e sezonit turistik në Orikum, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se këtë vit policia synon të ofrojë më shumë rend dhe më shumë siguri për pushuesit shqiptarë, por edhe për ata të huaj.
Xhafaj u shpreh se janë forcuar masat për motorët e ujit, masa të forta për zhurmat, ndërsa foli për lehtësira në pikat doganore për pushuesit.
“Kemi forcuar masat për një kontroll shumë të fortë ndaj motorëve të ujit, deri në sekuestrimin e tyre, duke marrë shkas nga viti i kaluar kur ka pasur edhe pushues që kanë humbur jetën. Do të ketë masa shumë më të forta lidhur me mjedisin në zonat turistike lidhur me zhurmat. Do të ketë edhe lehtësi të lëvizjes në pikat kufitare për shqiptarët, kosovarët, por edhe për turistët e huaj. Do të ketë një kontakt edhe me operatorët turistë për të marrë masa për lehtësira. Nuk zgjidhet gjithçka me policisë, por secili duhet të bëjë detyrat e tij. Ne do të ofrojmë më shumë rend dhe siguri për të gjithë pushuesit në këtë sezon”, tha Xhafaj./TCh
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...