Sot është inauguruar rruga Kardhiq-Delvinë që lidh Gjirokastrën me Sarandën në një kohë më të shkurtër.
Hapja e rrugës është bërë përmes një ceremonie festive ku të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministret Belinda Balluku, Mirela Kumbaro, deputeti Damian
Gjiknuri, kryebashkiakët e Gjirokastrës, Sarandës, e Tepelenës, si dhe qytetarë të shumtë.
Kryeministri, ministrat e kryebashkiakët kanë ecur në këmbë përmes tunelit që lidh këtë aks nga Kardhiqi në Delvinë.
Rruga Kardhiq-Delvinë konsiderohet një nyje e rëndësishme dhe që shkurton me rreth 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës, duke shmangur kështu aksin e vjetër të Qafës së Muzinës.
Ky aks ka një gjatësi prej 33 kilometra. /tvklan.al
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës