Arsyeja e vrasjes së tre personave dhe plagosjes së një tjetri, një ditë më parë në lagjen “Çole” të Vlorës, e ka zanafillën në një sherr banal të nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një kazino pranë portit.
Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit, shtetasi Xhuliano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, shtetasit Albi Limaj në një lokal lojërash fati, në afërsi të portit, kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj. Këta të fundit, të pajisur me armë zjarri ofenduan më pas dhe dhunuan shtetasin Xhuliano Lutaj.
Pas këtij momenti, shtetasi Xhuliano Lutaj i rrëfehet shokut te tij (Limajt), i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti. Ky i fundit vë në dijeni shtetasin Aleksandër Llanaj, i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmen vendosën që të “sqaroheshin” me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj, të cilët ndodheshin në lokalin ’Adore’ duke pirë kafe, njofton medie nga Tirana.
Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje, shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip ‘BMË X5′ me targa AA 323 AO, dhe Bertil Alliaj, shkojnë në afërsi të lokalit ”Adore” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.
Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj zbritën nga automjeti i tyre për t’u takuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, në lokalin “Adore”, ku nisi më pas konflikti për t’u degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Si pasojë e breshërive të plumbave, mbetën të vrarë shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe u plagos rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili u transportua për në spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit, zbriti nga automjeti dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...