“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente themelore të procesit të Stabilizim-Asociimit dhe të zgjerimit të BE-së, ndaj dy shtetet duhet të përballojnë sa më shpejt çështjet për të cilat ndajnë mendime të ndryshme”.
Siç nënvizon gazeta proqeveritare greke “AYGI”, që publikon përgjigjen, pa marrë anën e askujt Hahn thotë se ekziston një komision i veçantë greko-shqiptar që merret me rishikimin e teksteve shkollore.
Sipas Komisionerit të Zgjerimit, raportet e vitit 2016 tregojnë se, përgjithësisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten pozitive, me vizita të shpeshta të nivelit të lartë, përfshirë edhe takimin e fundit të ministrave të Jashtëm në Kretë.
Komisioni Europian – sipas Hahn – gjithashtu vë në dukje se të dyja vendet kanë diskutuar krijimin e një mekanizmi të përbashkët për përballimin e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura.
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë