Kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj u pyet sot për mënyrën se si ka hyrë në Shqipëri ish kryeministri Maqedonas Nikolla Gruevski.
Nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ku së bashku me deputetet e mazhorancës, inspektoi investimin e ri të bërë në këtë doganë, Felaj tha se kjo çështje është nën hetim.
“Këtë përgjigje nuk mund ta jap si kryetare e komisionit të sigurisë. Më përpara kam qenë prokurore dhe për këtë përgjigje mund të japin vetëm organet e hetimit si ka ndodhur kalimi, nga ka hyrë apo nëse ishte apo jo në kërkim në momentin kur ka kaluar përmes Shqipërisë.
Nuk është një çështje objekt i deputetëve të komisionit të sigurisë.
Nga sa kemi parë në media çështja po hetohet..”, tha ajo.
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...