Në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit u mbajt seancë dhe akademi solemne. Mirëpo, duket se organizimi jo i mirë ka bërë që të ketë edhe momente të pakëndshme.
Aty fillimisht nuk ia dha fjala Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga mysafirët që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Presidentit Meta.
Pas kreut të shtetit të Shqipërisë, ka dalë të flasë një grua, e cila tha se ishte pasardhëse e gjeneral Mehmet Dërrallës. Ajo doli në foltore të flasë, mirëpo duket se ky veprim nuk është pritur mirë nga Haradinaj, që reagoi dhe pengoi gruan të vijonte më tej.
Valdete Dërralla e kishte pasur një reagim të ngjashëm edhe në Tiranë në përvjetorin e njëqind të shtetit shqiptar. Ajo kishte nisur të thërrasë se ishte pasardhëse e Mehmet Dërrallës dhe në atë rast, nuk ishte ndaluar nga askush. Për më tepër shiheni momentin, që nis nga minuta e pestë. Videoja është hedhur në kanalin e “You Tube” nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj