Ndonëse me rritjen e temperaturave ka rënë numri i personave të prekur nga fruthi mjekët vërejnë me shqetësim se fëmijët që po kërkojnë ndihmën e tyre dhe paraqiten ne spital në gjendje të rëndë. 44 fëmijë të prekur nga fruthi janë shtruar në QSUT vetëm në 2 muaj për shkak të komplikacioneve të sëmundjes.
Komplikacionet nga fruthi kanë bërë që vetëm në dy muaj e gjysmë 44 fëmijë të shtrohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Mjekët tregojnë se në gjendje më të rënduar shëndetësore janë paraqitur foshnjat nën 6 muaj të cilët ende nuk kane kryer vaksinën.
Mjekët vërejnë me shqetësim se prindërit kërkojnë ndihmën e mjekut kur gjendja e fëmijës është rënduar. Ndërkohë i tërheqin vëmendjen të mos i ekspozojnë të vegjlit në mjedise të populluara pasi sëmundja vijon të jetë në qarkullim, pavarësisht rënies së numrit të personave të prekur.
Fruthi u rikthye në vendin tonë Janarin e vitit të shkuar. Mbi 1000 persona u prekën nga kjo sëmundje. Kryesisht fëmijë nën dy vjeç të pavaksinuar. Ndërkohë në dy muajt e parë të këtij viti nga fruthi kanë humbur jetën 2 fëmijë./abc
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik