Tanimë kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit.
Ndonëse në Institutin e Shëndetit Publik nuk është izoluar ende asnjë rast i infektuar nga virusi i gripit, në të gjitha qendrat shëndetësore janë shpërndarë vaksinat antigrip dhe qytetarët kanë rendur për t’u vaksinuar.
“Po, për vaksinën erdha. Hera e parë që e bej. Ma rekomanduan, është falas”, shprehet një qytetar.
“Që nga e hëna kemi fluks dhe interes të shtuar të qytetarëve për t’u vaksinuar. Kemi marrë masat së bashku me Burimet Njerëzore, që ta përballojmë dhe përfundojmë sa më shpejt vaksinimin”,ka thënë Bruna Shiroka, doktoresha qendrës shëndetësore nr.3.
Virusi i gripit nuk duhet marrë lehtë pasi ai shkakton humbje e jete tek personat që kanë sëmundje kronike, të moshuarit apo edhe shfaq simptoma të rënda te gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
Këtë vit për herë të parë përveç bluzave të bardha, institucioni i shëndetit publik sugjeron edhe mësuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të vaksinohen, pasi janë në kontakt me fëmijë të vegjël. Kanë mbërritur 138 mijë vaksina për një mbulim më të plotë të popullatës./TCH
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...