Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për grevën dhe protestat e naftëtarëve të Ballshit.
Rama ka thënë se për momentin nuk kanë një zgjidhje për problemin, sepse nuk kanë një kompani që merr përsipër shpenzimet, teksa shton se në momentin e parë që do të ketë diçka do të flasë.
“Sapo të kem përgjigje do ti vë në dijeni. Po bëj gjithçka për të gjetur një zgjidhje por deri më tani nuk e kemi. Nuk kemi mundësi t’u zgjidhim problemin naftëtarëve, nuk kemi një kompani që i merr përsipër detyrimet. Forma të tilla protestash janë të panevojshme për mua.
Nëse e bëjnë grevën e urisë për të më sensibilizuar, jam tërësisht i sensibilizuar, sapo të kem diçka do flas”, ka thënë Rama.
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...