Ambasada e Greqisë në Shqipëri ka shprehur sot solidaritetin e saj të plotë dhe mbështetjen për përballjen e Shqipërisë me situatën e zjarreve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri të ditur se Greqia po kontribuon në përpjekjet për shuarjen e flakëve me mjete ajrore zjarrfikëse.
Ky kontribut ofrohet si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh. Ambasada theksoi se mendimet e tyre janë me popullin shqiptar, ndërsa situata e zjarreve po monitorohet nga afër.
Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 34 vatra aktive zjarri, nga të cilat 13 janë izoluar dhe shuar. Ndihma e Greqisë, së bashku me atë të partnerëve të tjerë, është thelbësore për të menaxhuar situatën e rënduar.
/rtsh.al/
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...