Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, masa të cilat i prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët.
Kjo vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes vijës kufitare të Kakavijës në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.
Për këtë nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditorë për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Gjithashtu, theksohet se nga dita e mërkurë, kjo pikë kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00–06:00.
Që do të thotë përgjatë kësaj fashe orare nuk do mund të kalohet për në Greqi dhe e gjitha kjo bëhet me qëllim që të gjithë shqiptarët t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19 raporton Euronews Albania.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...