Greqia ka refuzuar ndihmën e ofruar nga shërbimi zjarrfikës i Shqipërisë, të cilët udhëtuan drejt kufirit për të shkuar për ndihmë në zonën e përfshirë nga zjarret në Alexandropulis.
Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i është përgjigjur Shqipërisë se nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE-së.
Kjo ka bërë që zjarrfikëset e nisura nga nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana të kthehen pas pas “refuzimit” nga pala greke.
Zjarrfikëset qëndruan disa orë qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit, por pas marrjes së njoftimit nga sistemi Europian i Mbrojtjes Civile, ato janë kthyer pas siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme./euronews.al

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...