Kërkime serioze për naftë dhe gaz në detin Jon do të nisin në 7-8 vitet e ardhshme nga kompanitë greke. Sipas mediave të vendit fqinj, rreth 500 milion euro do të investohen në këto projekte.
Lajmin e deklaroi Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Menaxhimit të Hidrokarbureve, Yannis Bassias, në një intervistë për gazetën greke Kathimerini.
Ky i fundit u shpreh, se me teknologjinë e re që do përdoret, do të bëhen shpime deri në thellësi më të mëdha se 3000 metra.
Ndërkohë testet do të kryhen në thellësitë e detit Jon dhe të Kretës.
Bassias shtoi, se janë duke u bërë hulumtime edhe në detin Mesdhe, midis Qipros dhe Egjiptit, si edhe në Detin e Zi.
Sipas Kathimerinit, pritet që parlamenti grek të ratifikojë kontratat e licensimit, për eksplorimin e hidrokarbureve në detin Jon, në perëndim dhe në very-perëndim të Kretës, konsorcium ky i ‘Hellenic Petroleum’ dhe ‘REPSOL’.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...