Departamenti i Antidrogës së Kozanit, në Greqinë veriore, ka sekuestruar një sasi prej 30.6 kg kanabis.
Aksioni për sekuestrimin e lëndës narkotike u zhvillua gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, në vendin e quajtur Mesopotam, në afërsi të Kozanit.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte e fshehur në një automjet me targa greke, që drejtohej prej një shtetasi shqiptar 33-vjeçar, i cili u arrestua.
Mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar në dy çanta në Shqipëri, e pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër me mushka, iu dorëzua 33-vjeçarit, i cili do ta dorëzonte atë në Athinë, ku edhe do të shpërndahej në sheshin kryesor të narkotikëve të kryeqytetit helen.
Policia tha se po vazhdon hetimet lidhur me zbardhjen e skemës së trafikut, ndërsa gjykata vendosi masën e arrestit me burg për 33-vjeçarin e arrestuar./tch/
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë