Roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar dje se e ka zbuluar një unazë ndërkombëtare, që ka transportuar drogë në sasi të mëdha nga Shqipëria në Itali, me përdorim të anijeve me shpejtësi të madhe.
Njësia për luftimin e drogës e Rojës bregdetare greke tha se i ka arrestuar pesë shqiptarë dhe dy grekë dhe i ka konfiskuar 1.5 tonelata të kanabisit të papërpunuar dhe dy anije, duke vlerësuar se ky grup kishte bërë “shumë miliona euro”, raporton agjencia Reuters nga Athina.
Hetimi dymujor, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Italisë, ka gjetur se kjo unazë e kontrabandistëve kishte blerë sasi të mëdha të drogës në Shqipëri dhe i kishte transportuar me anije të modifikuara me shpejtësi të madhe në bregdetin italian, thuhet në njoftimin e Rojës bregdetare të Greqisë.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim