Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Koshnicës pranë fshatit Siman të Gramshit pasditen e sotme (2 gusht).
Nga flakët janë shkrumbuar disa pisha dhe një numër i madh pemësh.
Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.
Ende nuk dihet shkaku që ka çuar në zjarr.
Ndërkohë një vatër tjetër zjarri vijon të djegë në sipërfaqe pylli me pisha në Seman në vendin e quajtur Godull.
Në vendin e ngjarjes ndodhen i gjithë reparti zjarrfikëses së Fierit.
Forcat zjarrëfikëse janë në veshtirësi pasi aty ndodhen dhe shkurre dhe ferra të mëdha që rrezikojnë djegjen e pishave.
“Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës”, pretend...
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...