Grabiten 2 banesa në qendër të qytetit të Peqinit. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur 5 milionë lekë të vjetra dhe shumë sende me vlerë.
Banesat e grabitura janë pronë e H.E dhe I.E të cilët nuk janë ndodhur në banesë në momentin e grabitjes.
Mësohet se autorët kanë arritur të hyjnë në këto banesa me anë të thyerjes.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e autorëve.
Edhe vitin e kaluar qyteti i Peqinit ka qenë pre e grabitësve, ku vetëm në fund të vitit të shkuar, u grabitën rreth 10 banesa.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...