Policia e Korçës ka vënë në pranga 41-vjeçarin i cili një ditë më parë goditi me thikë ish-partneren e tij.
Ndaj tij rëndon akuza “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Korçë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, pasi goditi me thikë ish-partneren e tij, e cila aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi