Është caktuar data për nisjen e gjykimit ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.
Top Channel raporton se Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e parë më 27 prill, në orën 11:00.
Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, ata mohuan akuzat dhe pretenduan se hetimi ndaj tyre është politik.
Treshja gjyqësore e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka kanë caktuar datën 27 prill ora 11:00 si ditën kur do të mbahet seanca e parë e themelit ndaj ish-presidentit.
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...
Premier Leagues i shtohet një vend në Ligën e Kampionëve për...
Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...