Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për lirimin nga “arresti në shtëpi”. Ish-kryeministri do të vijojë të qëndrojë në banesë, prej ku nuk ka dalë prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar.
Në këtë mënyrë konfirmohet nga të tre shkallët e gjyqësorit masa e sigurisë për Berishën, i cili po hetohet për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Tre anëtarë të kolegjit penal vlerësuan se vendimet e mëparshme të marra ndaj Berishës kanë qenë konform ligjit dhe refuzuan kështu rekursin e bërë prej tij për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij. /A2cnn
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...