Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, i cili thotë se vendimi është marrë në dhomën e Këshillimit.
Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Shkallës së parë dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove për “shpërdorim detyre” duke e rikthyer çështjen për rigjykim.
Pas këtij vendimi, ish-ministri i Brendshëm bëri rekurs dhe sot dhoma e këshillimit të Gjykatës së Lartë ka pranuar për ta gjykuar. Gjykata e Lartë aktualisht nuk mund të marrë asnjë vendim pasi në përbërjen ka vetëm tre anëtarë dhe për këtë çështje duhen pesë të tillë.
Vendimi që do të marrë Gjykatës së Lartë do jetë vendimi përfundimtar për Saimir Tahirin. Por, pavarësisht kalimit për gjykim, dosja në ngarkim të tij pritet të marrë kohë deri sa të plotësohet trupa prej pesë anëtarësh.
Procesi i vettingut përmes filtrave kontrolluese ka larguar nga sistemi i drejtësisë një numër të lartë prokurorësh dhe gjyqtarësh, ndërsa ky spastrim ka bërë, që institucionet kyçe të mos jenë funksionale. Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke shqyrtuar disa kandidatura nga gjykatat më të ulëta për të plotësuar trupën e Gjykatës së Lartë.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...