Mjekja Alma Muço e cila ishte pjesë e misionit në Itali, foli për eksperiecën e kaluar në vendin fqinj.
Muço tha mes të tjerash se punonin 12 orë dhe situata ishte e rëndë në fillim.
“Ne punonim me turne 12 orëshe dhe alternoheshin turnet që të kishim kohe të rekuperueshme. Megjithatë 12 orë janë të gjata. Para se të futeshim në zonën e kuqe, duhet të visheshim me veshjet mbrojtëse, pas 7 orësh mund të dilnim për të bërë ndonjë pushim të shkurtër. Dilnim një herë, por jo më shumë. Veshja është njëpërdorimshme, nuk është se kishte shumë veshje në dispozicion”, tha ajo.
Mjekja u ndal më tej edhe tek çështja që bëri mjaft bujë, ajo e gjobitjes. Muço tha se ato që ka shprehur pronari i hotelit janë të pavërteta.
“E kemi parë vetëm ditën e parë pronarin e hotelit që na ka përshëndetur dhe pastaj nuk e kemi parë më. Nuk kemi pasur përplasje. Unë aty kam qenë dhe nuk kam dëgjuar thirrje dhe ulërima. Kemi qenë një grup i qetë. Duke pasur aq shumë veta në hotel, mund ketë pasur ndonjë zhurmë të madhe, por jo aq sa për tu shqetësuar.
Unë e kam lexuar artikullin dhe shumë gjera ishin të pavërteta. Unë nuk kam parë në holl asnjë pa maskë. Nuk dua të akuzoj askënd, por për mua një pjesë e gjëra janë ose të pavërteta ose ekzagjerim. Arrita të shikoj fletën e gjobës që ishte për mosrespektim të distancës. Më vjen keq që u bë kaq e madhe. Ne jemi njerëz që nuk na ka pëlqyer vëmendja në media”, u shpreh mjekja ne Abc.
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta