Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, komentoi vendimin e policisë për gjobën e vendosur në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku, për thyerje të masave anticovid.
Meta i konsideroi lojëra, ndërsa u shpreh se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
“Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto , lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë.
Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën”, tha më tej Meta./abcnews.al/
Deputetët marrin paga edhe pas shpërndarjes së Kuvendit, Hax...
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...