Komisioni per Reformen Zgjedhore do te mblidhet me daten 7 maj, ne oren 17:00. Pak dite para zhvillimit te kesaj mbledhjeje, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj, i eshte drejtuar me nje leter PD-se, mes te ciles i kerkon zyrtarisht caktimin e vezhguesit.
Sipas ndryshimeve të miratuara në seancë plenare, vezhguesi qe pritet te caktohet nga PD-ja do të gëzojë të njëjtat të drejta që u përkasin dy bashkëkryetarëve.
Kujtojme se dy bashkekryetaret e ketij komisioni jane Damian Gjiknuri i PS-se dhe Rudina Hajdari, deputetja e PD-se dhe kryetare e grupit te ri te PD ne Kuvend.
Rendi i ditës është
Miratimi i axhendës së punës së komisionit në vazhdim
Miratimi i ekspertëve pranë komisionit
Miratimi i kërkesës për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor
“Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit. Pranë komisionit caktohet në cilësinë e vëzhguesit, përfaqësuesi i partisë më të madhe të opozitës, PD. Ky përfaqësues gëzon të drejtat e plota që u përkasin bashkëkryetarëve të Komisionit”- thuhet ne leter.
LETRA

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime