Deutsche Welle ka intervistuar politikanin gjerman Michael Roth në lidhje me situatën në Shqipëri.
Roth ka komentuar fillimin e negociatave për antarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE. Ai komentoi gjithashtu procesin e vetting-ut, përgjimet ku flitet për blerje votash me ndihmën e krimit të organizuar në Durrës, marrëveshjen Kosovë-Serbi e të tjera. I pyetur nga DW në lidhje me protestat e paralajmërua në mesin e shkurtit nga opozita, Roth tha se qeveria dhe opozita duket t’i zgjidhin problemet në parlament dhe jo me protesta.
DW: Opozita ka paralajmëruar për mesin e shkurtit protesta dhe po bën thirrjen për rrëzimin e qeverisë aktuale. Cili do të ishte apeli juaj për të dyja palët?
“Sigurisht që dëshiroj që protestat e paralajmëruara të jenë paqësore dhe të mos kthehen në dhunë. Demonstratat paqësore janë legjitime dhe liria e tubimit është një shtyllë e rëndësishme e kulturës së politikës demokratike. Si student edhe unë kam marrë pjesë në demonstrata. Por vendi qendror i debatit politik midis qeverisë dhe opozitës është parlamenti shqiptar dhe jo rruga. Kjo është arsyeja pse i bëj thirrje opozitës: Shqipëria ende ka detyra të mëdha përpara, të cilat kërkojnë një bashkëpunim të të gjitha forcave politike.”
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...
DASH: ShBA mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesio...
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Jam i thyer në...
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë e...