Televizioni gjerman NDR ka raportuar për kthimin e një familjeje shqiptare nga Gjermania, një rrëfim ky që ka prekur shumë kënd. Në mbrëmjen e së hënës është dhënë reportazhi në emisionin “Schleswig-Holstein” që paraqet policët derisa po shkonin për të marrë një familje shqiptare 6 anëtarësh për ta dëbuar nga Kirchbarkau.
Skena është shumë prekëse. Përveç fëmijëve shqiptarë kjo ngjarje ka përlotur edhe disa fëmijë gjermanë që kishin dalë për tu dhënë lamtumirën atyre. Siç shihet edhe në reportazh fqinjët kanë përcjell familjen shqiptare deri sa po futeshin në makinë me lot në sy duke kënduar këngën “Amazing Grace”.
Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemrim në distriktin e ku banonte familja. Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015. Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen pasi ata të martën janë kthyer në Shqipëri.
https://www.youtube.com/watch?v=6Gada2_RESw
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...