Një e moshuar, 71-vjeçare, është gjetur pa shenja jete në Sarandë.
E njëjta dyshohet se ka rënë aksidentalisht në bunarin që ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Metoq.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M.B. 71 vjeçe”.
“Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë