Gjendet i varur në pemë një 32 vjeçar

08:17 | 23 Shtator 2016
M. A.

Policia e Tiranës ka njoftuar se mëngjesin sotëm rreth orës 06:46, në rrugën “Besim Alla”, në oborrin e banesës është gjetur i varur në një pemë, shtetasi Gerard Avxhia 32 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet që ky shtetas të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e motivit të këtij veprimi.

Shpërndaje në rrjete sociale