Një 60-vjeçar shqiptar u gjet i mbytur në ujërat e qytezës së Punta Maiolo di Bergeggi në provincën e Savonës.
Shqiptari me inicialet U.L. mësohet se punonte si shitës ambulant në komunën Paderno Dugnano, ndërsa ishte në pension.
Trupi i pajetë i tij u zbulua që më 11 dhjetor, por vetëm sot policia italiane bëri të mundur zbulimin e identitetit të shqiptarit. Automjeti i tij i parkuar prej disa ditësh në të njëjtin vend në komunën e Spotorno, e jo shumë larg vendngjarjes ka ndihmuar hetimet e policisë në identifikimin e 60-vjeçarit.
Me anë të targës policia italiane mundi të zbardhte identitetin e shqiptarit, për të komunikuar më pas me familjen. Sipas policisë italiane shqiptari në pension punonte si shitës ambulant e prej një viti ishte i ndarë nga gruaja e nuk komunikonte më me fëmijët e tij.
Prej pak kohësh ai kishte rënë në një gjendje depresioni të thellë, shkak dhe i problemeve të tij ekonomike. Policia italiane dyshon se 60-vjeçari shqiptar është vetëvrarë duke u hedhur në det nga shkëmbinjtë.
Zgjedhja e vendit të vetëvrasjes larg vendbanimit të tij në Paderno Dugnano në provincën e Milanos lidhet me faktin se në rininë e tij 60-vjeçari shqiptari ishte frekuentues i kësaj zone. Autopsia ka vërtetuar se vdekja e 60-vjeçarit nuk ka ardhur si rrjedhë e mbytjes nga uji, por nga përplasja me shkëmbinjtë nën det. /noa
Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë, të paktën pesë të vde...
Skenar i pazakont në çastet finale të Kupës së Afrikës ̵...
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të vot...
Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëh...
“Nuk e nominova për hakmarrje”, Brikena sqaron pse e nominoi...
Eskalon debati mes Limit dhe Albës: Nuk flet me prindërit, m...